Nxënësit helmohen nga ushqimi në një Fast-Food, jashtë rrezikut

479
Sigal

TIRANE – Disa nxënës të ardhur nga shkollat e rretheve janë helmuar gjatë mbrëmjes në Tiranë, por fatmirësisht kanë marrë kujdesin e duhur shëndetësor dhe janë rikthyer në qytetet e tyre.
 
Ata ndodheshin në Tiranë për një aktivitet artistik, ndërsa sipas burimeve nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ata kanë konsumuar ushqim në Fast-Food rreth orës 20:00 të mbrëmjes.
 
Me shfaqjen e simptomave të helmimit ata janë nisur menjëherë në QSUT, dhe me marrjen e mjekimit kaluan çdo rrezik.