Meta sot në Gjilan, Haziri: Nder njeriu që ndihmoi për pavarësinë

513
Sigal

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, viziton sot qytetin e Gjilanit në Kosovë,  ku do të takohet me autoritetet lokale të këtij qyteti.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, thotë se “vizita e Ilir Metës është e para e një autoriteti më të lartë shqiptar në këtë qytet dhe i bën shumë nder Gjilanit”. Ai ndihet i entuziazmuar për vizitën miqësore të Ilir Metës, ish-kryeministër dhe ish-zëvendëskryeministër gjatë kohës së luftës së Kosovës.

“Meta është njeriu që ndihmoi pavarësinë e Kosovës. Për herë të parë një autoritet aq i lartë shqiptar viziton Gjilanin. Vizita e tij është nder e respekt i shtetit shqiptar për Gjilanin”, u shpreh Haziri.

meta

meta

Axhenda e vizitës së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në komunën e Gjilanit
11:30 -12:00 Pritje nga Kryetari i komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri – Zyra e Kryetarit
12:00 -12 :10 Takim me përfaqësuesin e Lëvizjes “Vatra” – Zyra e Kryetarit
12:10- 12:20 Konferencë për media – Zyra e Kryetarit
12:20- 12:45 Vizitë në gjimnazin e ri “Zenel Hajdini”
13:00- 14:00 Akademi me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë