‘Nuredin Dumani nuk ka folur, sepse nuk mundet’, avokati tregon nëse do bënte vrasje apo jo

210
Sigal

Avokati i Nuredin Dumanit, Armand Tragaj ka deklaruar për mediat se klienti i tij nuk ka folur ende për hetuesit pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për të dhënë dëshmi.

‘Dumani nuk kishte qëllim të kryente vepër penale’, ka thënë ai, i pyetur nga mediat për dyshimet se ai mund të ishte duke lëvizur për të kryer një vrasje.

‘Dumani nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është mirë të flasë. Nuk di se kush e ka bërë atentatin, janë sekrete hetimore. Prokuroria pretendon ka dijeni, por ne nuk e besojmë se ka dijeni. Klienti nuk ka pas për qëllim për atë kryer vepër penale, por lëvizte i armatosur për shkak të problematikave që ka dhe kjo nuk është më sekret’, tha avokati.

Dumani, një nga njerëzit më të kërkuar nga autoritetet shqiptare u arrestua tre ditë më parë në një apartament në Fier, ku fshihej prej kohësh. Ai ishte i plagosur pasi i ishte bërë atentat po atë natë, në aksin Papër- Elbasan.

Nuredin Dumani, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale pasi plumbi në shtyllën kurrizore i ka prekur edhe një anë të mushkërisë.

Gjykata e Posaçme i komunikoi këtë të premte në spital në orën 15:00 masën e sigurisë ‘arrest me burg’ Nuredin Dumanit, tri ditë pas arrestimit të tij.