EMRI/ Plagosi kreun e njësisë Administrative, arrestohet autori

150
Sigal

Policia ka vënë në pranga Altin Markun, personin e dyshuar për plagosjen e Besnik Simonit, kryetarit të Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë.

Arrestimi i Markut është bërë në fshatin Kallmet në Lezhë, ku ai ishte fshehur brenda një banese.

Sipas policisë, Simoni u plagos në rrugë nga Marku, pas një konflikti që kishte nisur më herët në zyrat e njësisë Administrative.