Nuk pranohen në auditore pa vaksinë dhe test PCR! Studentët ngrihen në protestë, përplasen me policinë

259
Sigal

Detyrimi për të kryer vaksinën ose për të paraqitur çdo javë testin PCR ka ngritur ditën e sotme studentët në protestë.

Ky detyrim ka shkaktuar revoltë te studentët që nuk janë vaksinuar dhe tek ata që nuk kanë kryer testet, pasi shprehen se nuk kanë mundësi.

Ata kanë paralajmëruar protestë ditën e sotme në orën 10:00 te sheshi ‘Nënë Tereza’ dhe Ministria e Arsimit për vendimin që është marrë nga ministria.

Përplasjet nisën fillimisht në fakultetin e Shkencave të Natyrës të cilët u përplasën e policinë pasi nuk lejoheshin që të futesh brenda auditoreve pa vaksinë.

Ata bllokuan rrugën për të vijuar më pas marshimin drejt sheshit ‘Nënë Tereza’.

Studentët shprehen se e drejta e arsimit është një e drejtë kushtetuese, dhe nuk mund të tjetërsohet nga asnjë vendim qeverie.

Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar. Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen që të hyjnë në auditore.