Nuk lejohen të kalojnë në Mal të Zi, qytetarët përplasen me policinë në Han të Hotit

246
Sigal

Dita e sotme ka nisur me një përplasje në pikën kufitare të kalimit në Hanin e Hotit.

Shkak për konfliktin janë bërë masat kufizuese që Mali i Zi ka vendosur në pikat kufitare.

Raportohet se janë krijuar e tensione mes qytetarëve dhe policisë malazeze për arsye se nuk njihen testet.

Qytetarët kanë kryer privatisht testet PCR dhe antigjen para se të niseshin, por policia nuk i njeh këto teste. Sakaq nga raportimet e qytetarëve thuhet se një shqiptar është dhunuar nga policia malazeze.

Para pak ditësh Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se nga data 14 shtator Mali i Zi do të rikthejë masat kufizuese dhe nëse qytetarët nuk plotësojnë kriteret e udhëtimit duhet të karantinohen.

Video Player