Sigal

“Mora 5 mijë euro për të vënë tritol. Pranoj autorësinë e vendosjes së lëndës eksplozive. Jam i pa punë nuk kam asnjë të ardhur. Kisha nevojë për para prandaj e bëra”, kanë qenë këto fjalët e të riut që u arrestua sot nga policia.

Ndërsa më tej ai ka treguar se ku e ka blerë lëndën plasëse që më pas e vendosi në banesën e Dacit: Tritolin e kam blerë në Fushë-Krujë.

“Nuk kam asgjë më Xhelal Dacin, e bërë vetëm se më duheshin paratë. Të atin e Gazmir Dacit e njoh se jetojë në Kamzë.”, mësohet të ketë thënë ai më tej.