Avokatët që trajtojnë çështje familjare pohojnë se prishja e ekuilibrave ekonomikë dhe socialë është një nga faktorët kryesorë që çojnë çiftet drejt divorcit. Emigracioni i njërit prej bashkëshortëve, largësia e zgjatur dhe vështirësitë financiare krijojnë tensione të vazhdueshme, të cilat shpesh përfundojnë në vendime ligjore.
Ata vlerësojnë se divorci nuk është më tabu, por një reflektim i ndryshimeve të thella që po përjeton familja shqiptare në realitetin e sotëm shoqëror.




















