“Nuk e dija që arma ishte e mbushur”, zbardhet dëshmia e Marius Demës

503
Sigal

Marius Dema, i cili vrau mbrëmë shokun e tij Mehmet Qema ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Në dëshminë e tij pas vetëdorëzimit në polici, Dema mësohet të ketë thënë se nuk e dinte që arma ka qenë e mbushur.

Dema u rikthye këtë paradite në vendin e krimit, për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes. Ndërkaq, po ashtu në lokal është gjetur edhe një makineri qe prodhon bitcoin, monedhë vituale. Mësohet se të rinjtë që kanë qenë mbrëmë në lokal, punonin me këtë makineri. Për këtë arsye në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të Krimit Ekonomik.

Autori Marius Dema u vetëdorëzua në policia mëngjesin e sotëm, pasi u shpall në kërkim. Në Drejtorinë e Tiranës u vetëdorëzua pas negociatave gjithashtu edhe Frenkli Myftari, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Të gjithë këta persona dhe viktima janë shokë me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ngjarja të ketë ardhur për shkaqe aksidentale, pasi mes tyre nuk ka pasur konflikt.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur 27 vjeçari Mehmet Qema. I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve te marra.