‘Nuk do të ketë shtetrrethim të dytë’. Premtimi i kryeministrit të ri francez: “As kur të vijë vala e dytë”

362
Jean-Castec-
Sigal

Kryeministri i ri francez, Jean Castec deklaroi se në rast të një shpërthimi të ri të infeksionit në vend, se do të vlerësohet mundësia e një izolimi të ri, por jo mbarëkombëtar. Pra, jo sic bëri qeveria e kaluar, e cila vendosi një shtetrrethim kombëtar dhe strikt si masë për parandalimin e përhapjes së virusit, që nga mesi i marsit e deri më 11 maj.

“Ne duhet të jemi gati për një valë të dytë, por nuk do të veprojmë me mbylljen e përgjithshme kombëtare si në muajin mars, pasi diçka e tillë ka pasoja të tmerrshme ekonomike dhe humanitare”-deklaroi së fundmi kreu i ri i ekzekutivit francez. Castex i cili ka qenë një nëpunës civil si dhe ish-këshilltar i presidentit Nicolas Sarkozy u vendos në postin e kryeministrit ditën e premte, duke vendosur edhe një ekip të ri për dy vitet e mbetura të presidentës së Macron.

Ndër të tjera, Castex konfirmoi edhe 7.5 miliardë euro ndihmë të qeverisë së tij për të rritur pagat e punonjësve nëpër spitale. Sindikatat kanë bërë thirrje për 9 miliardë euro shtesë, gjë e cila sipas Castex është e pamundur për momentin.