Bes Kallaku surprizon fansat, vjen në bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare

64

Me siguri të gjithë i keni dëgjuar hitet “E ta dish sa shumë të dua”, “Do digjesh zjarr”, “Ma ka thënë dhe horoskopi” etj. të këngëtares së njohur Anila Mimani.

Image

U bë kohë që nuk dëgjojmë më prej Anilës dhe të themi të vërtetën na kanë munguar këngë si të sajat. Mirëpo, Bes Kallaku ka një lajm të mirë për të gjithë ne! Pas kaq vitesh, ai do të rikthejë këngëtaren e njohur me një bashkëpunim i cili është në përgatitje e sipër. Në rrjetet e tij sociale, Besi ka ndarë pamje nga xhirimet e videoklipit, teksa aktori shfaqet duke pirë shampanjë brenda një pishine. ‘Ma bo i video per videoklip!- shkruan Besi me humor krahas postimit ku etiketon Anilën. Bashkëpunimi i Besit dhe Anila Mimanit do të titullohet “Ciao” dhe jemi të bindur se ka për ta djegur këtë verë!