Njihet në lokal me 37 vjeçaren, i shkon në banesë dhe e përdhunon

550
Sigal

Një 20-vjeçar
është arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka
përdhunuar një 37-vjeçare të identifikuar me inicialet L. R. Sipas njoftimit të
Policisë së Tiranës, 20-vjeçari F.A. dyshohet se më datë 09.12.2016, ka kryer
marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L. R. Ajo është
paraqitur më datë 16.12.2016, tek Komisariati i Policisë Nr 1 dhe ka bërë
kallëzim ndaj shtetasit të arrestuar, ku pretendohet se pas njohjes në një bar,
ky shtetas e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas duke ushtruar dhunë ka
kryer marrëdhënie seksuale me të.
Ajo
pretendon se pas njohjes në një bar, 20-vjeçari e ka ndjekur deri  në
banesën e saj dhe më pas duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me
të. 
Pas denoncimit, 20-vjeçari është arrestuar për
përdhunimin e një vajze 17 vjet më të madhe se ai.
Materialet
procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë,
për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur”, parashikuar nga
Neni 102 i Kodit Penal.