Një tjetër i mbytur në bregdet, 59-vjeçari humb jetën në plazhin e Velipojës

184
Sigal

Një 59-vjeçar është mbytur në det në plazhin e Velipojës mëngjesin e sotëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:15 ku ka humbur jetën Hasan Hasanaj.

Njoftimi paraprak i policisë:

Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.