Përplasen makinat në qendër të Fierit, një i plagosur

219
Sigal

Një aksident masiv ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit këtë pasdite.

Tre automjete mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që paraprakisht raportohet për një person të lënduar.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.