Një platformë elektronike për sektorin, zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Pasurive të Paluajtshme

51
Sigal

Kthimi i vëmendjes si kurrë më parë në tregun e pasurive të paluajtshme ka bërë që ky sektor në Shqipëri të tërheqë gjithnjë e më shumë të huaj të investojnë.

Kjo tendencë në rritje nxiti dhe nevojën e zhvillimit për herë të parë në Shqipëri të panairit të pasurive të paluajtshme, me përfaqësues nga rajoni, Europa dhe më tej, organizuar nga KLIK EKSPO GROUP dhe Shoqata Kombëtare Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA).

Ilda Zaloshnja, nga NAREA, shprehet se “Në Shqipëri janë të ulëta me shtete të tjera të rajonit. Kur të huajt vijnë dhe shohin këto oportunitete, e shikojnë si mundësi për të investuar. Shumë inkurajuese, shpresojmë se do jetë një shifër në rritje. Investime të tilla ndodhin në zonat e bregdetit. Kemi shtetas polak që kanë investuar shumë në Shëngjin, Golem dhe Vlorë. Siç ka dhe shtetas të tjerë që kanë investuar në Sarandë”.

Në bumin e zhvillimit të këtij sektori, sfidat dhe problematikat vihen më në dukje të cilat sipas përfaqësuesve të tregut nuk po marrin ende zgjidhje. Reinaldo Pipiria, nga NAREA, deklaron: “Është momenti të shohim këtë barrë taksimi e cila padashje prodhon informalitet, evazione dhe efekte negative. Momenti i dytë ka të bëjë me dixhitalizimin, sidomos në kadastër, besojmë se është koha e duhur të dixhitalizohen titujt e pronësimit, por që në fund të kemi statistika”.

Pipiria foli me shifra konkrete sa i përket ndikimit që ka pasur sektori Pasurive të paluajstshme në ekonomi.

Ai tha se 1/3 e investimeve totale vjen nga ky sektor.

“1/3 e investimeve në vend vjen pikërisht nga sektori i pasurive të paluajtshme. Ky panair vjen në nje moment kyç në Shqipëri. Dy vite pas rregullimit ligjor për këtë industri është koha të hedhim dritë mbi këtë treg. Sot Real Estate luan një rol të rëndesishëm për turizmin dhe investimet”, u shpreh Pipiria.

Rikthimi i rivlerësimit të pasurive të paluajshtme në 3%, nismë e deputetes Blerina Gjylameti, pritet të kalojë të mërkurën e ardhshme në Kuvend për diskutim. Por, nga ana tjetër, përballë kostove të larta, aktualisht blerja e një apartamenti për strehim nga qytetarët shqiptarë po bëhet i pamundur. Këtë e tregon edhe drejtori i Entit Kombëtar të Banesave,

Stefan Çipa: “Nga 2007 e deri më tani u ka dhënë qytetarëve, por dhe banorëve që nuk kanë mundësi për të dalë në treg për banesa, mbi 1100 apartamente, ndërsa kreditë me pushtetin vendor shumë më tepër. Është mbi 60% e popullsisë në Shqipëri që nuk kanë mundësi të marrin një strehim me kosto të lartë”.

Ngritja e një platforme elektronike për përfshirjen e të gjitha bizneseve të sektorit të pasurive të paluajtshme është nisma e radhës që ky sektor do të ndërmarrë në vijim, ku të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të studiojnë tregun.

Shalsi: Investimet e huaja, 86 milionë euro në pasuritë e paluajtshme

“Investimet në infrastrukturë kanë ndihmuar zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme. Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e të huajve si asnjeherë më parë. Jo vetëm Tirana, qytetet bregdetare por dhe veriu i vendit, kanë thithur këto investime, të cilat arrijnë në 86 milionë euro, për periudhën janar – prill 2023”.

Kështu u shpreh kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Eduard Shalsi, në Konferencën Ndërkombëtare të sektorit të Pasurive të Paluajtshme, që u zhvillua në Tiranë, ku theksoi se, “sektori ka një ecuri të dukshme dhe është një treg me një zhvillim të hovshëm.

Duke u ndalur në rëndësinë e këtij sektori ish- ministri i Sipërmarrjes Shalsi, theksoi se “Real State në Shqipëri luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit, sa i përket të ardhurave të shtetit, dhe përmirësimit të jetesës së qytetarëve”.

Stefan Çipa – Drejtor i Entit Kombëtar të Banesave u shpreh se përmes këtij aktiviteti do të mund të shpalpsin të gjitha projektet e tyre për strehimin dhe shërbime më të mira për qytetarët.

Ai vlerësoi panairin dhe organizatorët  për risinë që kanë sjellë në tregun shqiptar me një ndikim të gjerë në të gjitha dimencionet ekonomike dhe sociale.

Baza ligjore dhe orjentimi i sektorit të pasurive të paluajtshme drejt digjitalizimit janë dy çëshje  kryesore me të cilat përballet Reale Estate në Shqipëri.

Në ditën e dytë të panairit Global të Pasurive të Paluajtshme, u vendos theksi pikërisht në këto dy shtylla të rëndësishme të zhvillimit të këtij sektori duke degjuar edhe eksperiencat e partnerëve ndërkombëtar.

Sa i përketë zhvillimit të teknologjisë në sektorin e shitblerjes së pronave, Dhoma Kombëtare e Noterisë jep shëmbullin e rëndësishëm të modernizimit. Sistemi tani, tha kryetarja e Dhomës së Noterisë, Minoza Sadushi është i digjitalizuar, cka jep mundësi për integrimin më të shpejtë edhe të aktorëve të tjerë në finalizimin e një investimi.

Ajo u shpreh se edhe agjentët imobilarë kanë gjithashtu nevojë të përdorin më shumë teknologjinë për përmirësimin e këtij shërbimi.

“Kemi ecur shume mirë me digitalizimin, dhe permes sistemit ne regjistrojme aktet dhe veprimet noteriale, por pemres ketij sistemi ne lidhim kontakt edhe me institucionet e tjera shtetrore, me kadastren psh.

Nëpërmjet këtij sistemi ne kemi bëre dhe nje nderveprim me inteligjencen financiare, sa i përketë deklarimit të pasurive.

Edhe për noterët eshte shume e rendësishme kir ne zyre na vjen një agjentë imobilar që ka bërë pjsën më të mafhe të punës.

Sfida e shoqatës suaj, mendoj se eshte përfshirja e teknologjisë, duke lehtësuar  prezantimin me pronen dhe lagken ku duan të investojnë.”

Përparim Kalo, si një ekspert me shumë vite eksperiencë në këte sektor, theksoi se  reale estate përballet edhe me vështirësi të tjera sic janë trafiku, apo transporti nga zonat për të cilat negociojnë me investitorët, ndaj, shtoi ai, duhet një angazhim më i madh i institucioneve shtetërore.

Ndërsa zhvillimin teknologjik e shikon si një hap të rëndësishëm për tu dhënë më shumë siguri investitorëve të huaj për të ardhur në Shqipëri.

“Pas 30 vitesh ne flasim për digitalizim, internet, specializim agjentesh, pra kjo u jep më shume siguri të huajve sot.

Si do të rregullohet raporti i kualitetit të jetës?

Transporti dhe trafiku janë shqetesim kryesor ndaj këto duhet të ecin paralel të dyja. Forcimi i rregullave të lojës mes të gjuthe aktorëve tashmë është detyrë e shtetit. ”

Nënkryetarja e NAREA Juliana Nela, si dhe përfaqwsuese e RE MAX Albania dhe Kososvo, konsideroi shumë të rëndësishëm procesin e licencimit te 1000 agjentëve imobilar.

“Licencimi dhe arritja profesionale e agjentece eshte kryefjala e këtij sektori.  Themra e Akilit për mua është bashkërendimi i aktiviteteve të operatorëve në treg dhe përmirësimi i kuadrit ligjor dhe sistemimi i riformatimit tatimor dhe zhvillimi i koordinuar i qytetit, për t’i dhënë një zhvillim të qëndrueshëm qytetit. Aktualisht jnë 1000 agjentë të licencuar, dhe do të rritet akoma më shume. Kjo tregon se është vetëm fillimi i zhvillimit të këtij sektori.”

Mes Operatorëve vendas dhe të huaj, u diskutuan edhe sfidat me të cilat po përballen dhe forma të mundshme për zhvillimin e këtij sektori.

Për julian Antonin, nga Centery 21, tha se një investim në pasuri të paluajtshme i lidh më shumë të huajt me vendin duke sjelle perfitime afatgjata.

Ndërsa nga Greqia, shembullin e solli  Kosmos Theodorides, i cili konsideroi   Vizat gold si një politik shumë të efektshme e cila nxori Greqinë nga Kriza.

SHBA ndërkoho po përballet me një tjetër shqetësim, mungesën e hapësirave për të ndërtuar.

Rosie Papagianakis, tha se vendin e parë për investime e zënë qytetarët nga Kanadaja, Kina, dhe India, të cilët ofrojnë pagesa kesh..

Në Turqi investitorët duket se kanë frikë të investojnë në njësi rezidenciale. Por Ismail Ozcan thotë se me rritjen e numrit të popullsisë po rritet dhe kërkesa për apartamente.

Në konferencë u shpalos një vizion i ri për investimet e investitorëve dhe pronarëve të pasurive të paluajtshme.

Aktorë të rëndësishëm të tregut përshëndetën organizimin e Panairit dhe vunë në dukje se, tashmë Shqipëria ka specialistët e saj në tregun e Real Estate. Sikundër edhe problematikat me të cilat shfaqet, një nga të cilat sistemi fiskal i pasurive të paluajtëshme.

Eventi u zhvillua në kuadër të Panairit Ndërkombëtar “Real Extate”, i organizuar nga Klik Ekspo Group dhe NEREA, tek Piramida, që ka hapur dyert nga data 12 deri 14 qershor për të gjithë të interesuarit në fushën e pasurive të paluajtshme.