Makina përplaset me murin në aksin Lezhë-Kallmet, plagoset rëndë shoferi

119
Sigal

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Kallmet, në afërsi të varrezave të qytetit.

Një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, ndërsa pasagjeri ka arritur të shpëtojë pa lëndime.

Nga aksidenti është bllokuar lëvizja në këtë aks rrugor, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.