Një pjesë e oksigjenit shkon në Hënë

630
Toka dhe Hëna ndajnë më shumë se thjesht orbitën rreth diellit.
Në një studim të publikuar të hënën në Nature Astronomy , shkencëtari planetar Kentaro Terada i Universitetit të Osaka observoi se molekula oksigjeni të jonizuar shkojnë në atsmoferën e sipërme cdo muaj për të bombarduar sipërfaqen e hënës.
Të dhënat që kishte mbledhur Terada sugjeruar se atomet e oksigjenit në atmosferën e sipërme fillimisht jonizohen nga dritat ultraviolet dhe pastaj shkojnë në magnetosferë.
Për 5 dite cdo muaj kur Hëna kalon nga Magnetosfera , ajo bombardohet me molekulat e jonizuar. Skuadra e Universitetit të Osaka llogariti se cdo centimetër katror e sipërfaqes së ekspozuar të Hënës bombardohet nga 26000 jone oksigjeni cdo sekondë gjatë 5 ditëve.
Por ama kjo nuk është e mjaftueshme që Hëna të zhvilloje një atmosferë oksigjeni për veten e vet. Ky zbulim sugjeron se sipërfaqja e hënës mund të përmbaje të dhëna për atmosferën e lashtë të Tokës.
Sigal