Një person terrorizon lagjen dhe i kërcënon se do i qëllojë me armë

442
Sigal

Një person me probleme të shëndetit mendor ka terrorizuar për disa minuta fqinjët e tij, duke ushtruar dhunë ndaj tyre. Një ndër personat e dhunuar, dyshohet se është edhe një efektiv policie. Ngjarja është regjistruar në fshatin Shushicë të Elbasanit rreth orës 15:00. Burime jo zyrtare raportuan se personi me probleme mendore ka ushtruar dhunë ndaj disa prej fqinjëve pas një konflikti banal.

Situata për pak sa nuk ka dalë jashtë kontrollit pasi personi në fjalë ka kërcënuar se do qëllonte me armë ndaj tyre. Ndërkohë është njoftuar policia për incidentin e dhunshëm dhe është bërë shoqërimi i tij për në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia.