Një objekt përfshihet nga flākët pranë Komunës së Parisit

306
Sigal

Një objekt ka marrë flākë pranë zonës së Komunës së Parisit dhe Sadiumit Dinamo në kryeqytet.

Çatia e objektit është e gjitha e përfshirë nga flākët. Sipas policisë, bëhet fjalë për papafingon e një objekti katër katësh.

Video tregon momentin kur disa banorë po nxijonë drejt shkallëve. Ata janë evakuuar në kohë dhe nuk kanë pësuar dëmtime.

Zjarrëfikësit po punojnë për shurjen a flākëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Skender Luarasi” ka rënë zjarr në papafingon e një vile 4-katëshe, nuk ka problem për banorët pasi është bërë e mundur evakuimi në kohë i banorëve.

Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.