“Shqiptarët s’duan drejtësi me regji, por në kohën e duhur”, LSI reagon pas arrestimit të Kokës: Banda e inceneratorëve s’duhej të prekej para zgjedhjeve…

204
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e cilëson të vonuar, hipokrit dhe pa asnjë vlerë arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, i akuzuar nga kjo forcë për aferën e inceneratorëve.

Vasili deklaron se banda e aferës së inceneratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve se ajo do të blinte vota të LSI për llogari të Rilindjes.

Sipas tij, në krye të bandës është dhe vetë Edi Rama dhe se banda e inceneratorëve e detyroi dhe Lulzim Bashën të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në komisionin hetimor parlamentar.

DEKLARATA E PLOTË

Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë për të falënderuar SPAK-un.

Denoncimet dhe faktet atje kanë qenë prej shumë kohësh, por mosveprimi ka qenë i qëllimshëm dhe me regji.

Banda e aferës së inceneratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve sepse ajo do të blinte dhjetëra mijëra vota të LSI për llogari të Rilindjes në Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat etj.

Në krye të bandës është vetë Edi Rama dhe Kryetarët e Bashkive e Ministrat ende në detyrë.

Banda e inceneratorëve e detyroi edhe Lulzim Bashën që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar.

LSI do të zbardhë të plotë dhe deri në fund këtë aferë para popullit shqiptar.

Shqiptarët nuk duan drejtësi me regji, por drejtësi të vërtetë dhe në kohën e duhur!!