Një “Non Grata” në SHBA akuzon Ilir Metajn në SPAK

100
Sigal

Avokati Idajet Beqiri ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, për disa vepra penale mes të cilave “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

Sipas avokatit, anëtarët e familjes Meta kanë marrë një sërë trajtimesh estetike në një klinikë në San Marino, shumë të kushtueshme. Po sipas tij, vetëm një nga ndërhyrjet estetike të Monika Kryemadhit ka kushtuar mbi 280 000 euro dhe është paguar nga një llogari bankare “offshore” në Qipro.

Departamenti Amerikan i Thesarit rifresko çdo vit listën e personave të të gjitha vendeve të botës që ndalohen të hyjnë SHBA për shkak se përbejnë një kërcënim për qytetarët dhe paqen. Lista e qytetarëve nga Ballkani Perendimor që konsiderohen të padashirueshëm zyrtarisht është e gjatë.

Emri Shqipëri (Albania) mbi 219 herë në dokumentin e Departamentin Amerikan të Thesarit, ku përfshihen emra të njohur të bërë të ditur edhe më parë si Idajet Beqiri (faqe 360), Menduh Thaçi, Gafur Adili, Azem Syla, e shumë të tjerë.

Burimi: https://www.treasury.gov/ofac/downloads/sdnlist.pdf