Një mjeke dhe dy infermiere fitojnë betejën me koronavirusin

330
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se një mjeke dhe dy infermiere janë shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID19 janë tashmë plotësisht të shëruar. Në total deri tani janë shëruar 53 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID19 është plotësisht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm.

1️⃣ mjeke dhe 2️⃣ infermiere janë shëruar nga #COVID19, mes 9 të shëruarve të 24 orëve të fundit 🙏🏼