“Një botë në udhëkryq”, Meta përshëndet përmes video-konferencës ditën e Holokaustit: Ndava krenarinë për Kodin e Nderit të kombit shqiptar

208
Sigal

Reagimi nga Ilir Meta:
“Me shumë kënaqësi përshëndeta nëpërmjet një video-konference, aktivitetin ndërkombëtar me temë “Një botë në udhëkryq”, të organizuar në Izrael me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Holokaustit.

U bashkova lutjeve dhe nderimit të kujtimit për miliona jetët e humbura gjatë periudhës së errët të Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar domosdoshmërinë për të qëndruar të palëkundur në mbrojtje të idealeve të tolerancës, drejtave të njeriut, lirisë së besimit dhe integritetit njerëzor të cilat duhet të mbizotërojnë mbi tragjeditë e së kaluarës pa u lejuar të përsëriten më.

Ndava krenarinë për Kodin e Nderit të kombit shqiptar, BESËN, për faktin se Shqipëria ishte vendi në të cilin numri i hebrenjve ishte më i madh pas se para Luftës së Dytë Botërore, dhe në veçanti për harmoninë unike ndërfetare, shembull për mbarë botën”