Nisin homazhet për nder të nëntetares Zarife Hasanaj

573
Sigal

Kanë nisur homazhet në Pallatin e Kongreseve për nder të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, që ra në krye të detyrës gjatë misionit të FA në Letoni.

Sipas vendimit të qeverisë, që e shpalli të sotmen dite zie kombëtare, në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Nga ora 10 deri në 11.30 do ketë homazhe.

Pas një ndërprerje disaminuteshe që kërkuan familjarët për tu përshëndetur për herë të fundit, nis ceremonia zyrtare ku do të mbajnë fjalën e tyre, shefi i shtabit të përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku, Ministrja e Mbrojtjes dhe Kryeministri.

Pas ceremonisë trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për tu dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.