Nishani në Spaç: Dhe pas rënies së komunizmit, asnjë s’ka kërkuar falje

465
Në vigjilje të 25-vjetorit të rrëzimit të komunizmit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga ish-të burgosur dhe të përndjekur politikë, vizitoi sot ish-burgun e Spaçit në Mirditë.
Presidenti Nishani gjatë vizitës në ish-burgun e Spaçit shprehu respekt ndaj vuajtjeve të atyre që u dënuan. Presidenti Nishani deklaroi se duhet të vendoset drejtësi dhe të gjenden eshtrat e të zhdukurve. Kreu i Shtetit theksoi se “edhe në 25-vjetorin e rrëzimit të komunizmit askush s’ka kërkuar falje”.
Gjatë kësaj vizite u zhvillua edhe një ceremoni dekorimi për disa ish-të burgosur dhe të përndjekur politikë. 
Sigal