Nis riparimi i Piramidës, Veliaj apel qytetarëve: Na ndihmoni ta mbajmë pastër

480
Bashkia e Tiranës ka nisur punën për restaurimin provizor të Piramidës dhe ambientit rreth saj. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj, njofton nisjen e punimeve në objektin ku deri më parë ishte vendosur Qendra Ndërkombëtare e Kulturës dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për ta ruajtur. “Nisën riparimet provizore tek Piramida e parku përreth. Ju lutem raportoni vandalizmin, raportoni vandalizmin”, shkruan Veliaj.

Me marrjen e detyrës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj ka nisur një sërë aksionesh të fokusuar në hapësirat publike siç ishin fillimi i restaurimit të Monumentit të Pavarësisë, nisjen e aksionit të pastrimit, riparimin e trotuarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” apo pastrimin e lumit të Lanës.
Sigal