Arsimi i lartë, MAS: 21 gushti, afati i fundit për aplikim për shqiptarët e rajonit

456
Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi të martën të gjithë kandidatët nga Republika e Kosovës si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare për vitin akademik 2015 – 2016 se, afati i fundit për dorëzimin e kërkesës dhe dokumentacionit për njohjen e diplomave të shkollës së mesme është deri në datën 21 gusht 2015 pranë MAS.
Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës në MAS publikoi sot këtë njoftim për të gjithë kandidatët, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet universitare me kohë të plotë në ciklin e parë të studimeve, në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe në programet jouniversitare profesionale në institucionet publike të arsimit të lartë. Në njoftimin për shtyp të MAS bëhet e ditur se, njohja e diplomës së shkollës së mesme është kusht për aplikimin në IAL-të shqiptare.
Sigal