Nis mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, priten masat e reja

244
Sigal

Mblidhet Komiteti Teknik i ekspertëve për situatën e pandemisë në vend, ndërkohë që nesër mbërrijnë në vendin tonë 38.400 dozat e para të vaksinës Astrazeneca me të cilat do të nisë menjëherë vaksinimi i mësuesve. Dhimitër Kraja do jetë anëtari i ri i Komitetit Teknik i Ekspertëve, pas largimit të mjekut Najada Çomos, pasi kjo e fundit u kandidua për deputete. Ndërkohë, Alban Ylli zëvendëson Tritan Kalon. Nga ana tjetër është shtuar edhe një anëtare e re. Ajo është Ermira Kola.