Elona Guri: Punonjësve të administratës në Durrës po u bëhet presion nga “Rilindja”

370
PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS NË DURRËS TË CILËVE PO U BËHET PRESION NGA “RILINDJA.”
Të nderuar punonjës të administratës në qarkun e Durrësit.
Zonja, zotërinj, të rinj e të reja, të gjithë ju njerëz të nderuar të cilëve “Rilindja” në largim po ju bën presion me bukën e gojës në shkëmbim të votës suaj dhe familjes suaj,
“Rilindja” është e tmerruar gjer në palcë dhe këtë makth të madh të largimit të sigurtë po e transmeton përmes presioneve ndaj jush.
Po ushtron presion ndaj mësuesve, edukatoreve, stafit në shërbimet shëndetësore, administratës së bashkisë dhe institucioneve të pushtetit qendror. Po ju kërcënon me largim nga puna sepse “Rilindja” po largohet me turp!
Tmerrin e largimit të sigurtë po jua transmetojnë ju. Po ju kërkojnë kartat e identitetit dhe listën e familjarëve tuaj me shpresën për të minimizuar humbjen e thellë.
“Rilindja” është e pashpresë. Humbja e saj është e sigurtë. Bëni durim edhe pak ditë dhe këta qenie çnjerëzore që ju varfëruan 8 vite e tani ju ofendojnë dhe shkelin me këmbë dinjitetin tuaj do shporren përgjithmonë.
Jeni të zemëruar ndaj edhe zemërimin tuaj të drejtë kthejani me votë kundër tyre, në largim të këtyre dhunuesve të pashpirtë.
Votoni kundër autorëve të varfërimit të vendit, të shkatërrimit të Durrësit, të mega-skandaleve dhe korrupsionit ekstrem. Votoni për largimin e sektit që ju braktisi në ditët tuaja më të vështira siç ishte tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia, e që tani me paturpësinë më të madhe po shkelin mbi dinjitetin tuaj dhe ju shantazhojnë me bukën e gojës.
“Rilindja” ka kapitulluar. Ky është fakt që tashmë e dinë edhe vetë rilindasit mavi.
Ndaj, rezistoni edhe pak ditë dhe mos u dorëzoni ndaj presioneve boshe të tyre. Të vetmit që do largohen më 25 prill janë ata dhe jo ju. Janë ata që ushtrojnë presion ndaj jush dhe jo ju, njerëzit e thjeshtë, profesionistët e respektuar të qarkut të Durrësit.
Më 25 prill do e çlirojmë Durrësin dhe mbarë vendin.
Të gjithë së bashku do sjellim NDRYSHIMIN E MADH për Durrësin, Shqipërinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.
Elona Guri
LSI Durrës
Sigal