Ngrica dhe temperatura nën zero në disa zona, moti për sot

249
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare deri mesatare në orët e mesditës.
Sigal

Mjegull, mjegullinë do të ketë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Ngrica të forta dhe akullzime prej temperaturave negative. Dëborë e ngrirë në zonat malore.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati i veriut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 3/13 re diell

Kukës -2/6 re diell

Lezhë 3/13 re diell

Dibër -4/5 re diell

Durrës 4/14 re diell

Tiranë 1/14 re diell

Elbasan 0/12 re diell

Berat -3/14 re diell

Vlorë 4/14 re diell

Korçë -4/4 re diell

Gjirokastër -1/12 re diell

Sarandë 1/14 re diell.