Ngjarjet kriminale/ “Kemi në dorë hetime premtuese”- Drejtori i Policisë së Shtetit: Nuk do të toleroj asnjë efektiv që përfshihet në…

239
Sigal

Nga Vlora, Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, tha se çështjen e mprehtë të kultivimit të kanabisit në vendin tonë e ka marrë si sfidë personale dhe se nuk do të ketë tolerime për asnjë punonjës të policisë që do përfshihet në këtë aktivitet kriminal.

“Kultivimi i kanabisit e kam marrë si sfidë personale dhe nuk do të toleroj asnjë punonjës policie që me veprim apo mosveprim do të implikohet në këtë lloj procesi. Është kërkuar bashëpunim e kemi mbështetje të prokurorisë Vlorë e Sarandë do zhvillohen të gjithë hetimet në lidhje me këtë figurë krimi. Ky vit do jetë vit ndryshe sa i takon fenomenit të kultivimit të kanabisit”, u shpreh ai per mediat.

Drejtori i Policisë së Shtetit tha se një nga dy prioritetet që është diskutuar në analizën e bërë në drejtorinë e Policisë Vlorë ishte edhe parandalimi i ngjarjeve të rënda kriminale dhe zbulimi i tyre.

“Ka policia në dorë hetime që po i kryen me një progres në vijim, nuk dua të jap asnjë përgjigje në këto moment se janë çështje në hetim, por janë hetime premtuese nga të cilat presim rezultat pozitiv në një kohë të caktuar.

Problematika sa i përket krimeve të rënda në Vlorë nuk është zhvilluar sot, ka qenë dhe më parë. Qasja që kemi në parandalimin e zbardhjen të ngjarjeve kriminale, është qasje që do ndërthuret dhe me teknologjinë nga më të fundit në drejtim të kontrollit të territorit.

Së shpejti do kemi të reja në këtë aspekt, jam i bindur që ne do kemi një rezultat tjetër sa i përket shtrirjes së teknologjisë më të fundit në terren që do na japë më shumë dorë”, tha Gledis Nano.