Ngjarje e mistershme në Patos/ Banorët thanë se dëgjuan krisma, por ja çfarë ndodh kur shkon Policia

434
Sigal

Një ngjarje misterioze është raportuar ditën e sotme nga Patosi, ku banorët e zonës kanë lajmëruar në Polici për të shtëna me armë zjarri pranë një berberhane.

Por, kjo nuk është konfirmuar nga blutë e qytetit, të cilët thonë se nuk ka të dhëna për persona të plagosur.

Policia thekson se nuk ka pasur përplasje me armë, apo krisma, por një aksident mes dy makinave.

Megjithatë, në vendin e ngjarjes nuk ka as mjete e as gëzhoja, duke e mbushur me mister këtë ngjarje, raporton korespondentja e Panorama, e cila ka siguruar edhe foton nga vendi ku dyshohet për përplasje me armë.