Ngjarja horror në Fier/ Ylli Manjani: Hapni çmendinat, o të çmendur qeveritarë!

401
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar mjaft ashpër pas ngjarjes së sotme horror të ndodhur në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer dhe më pas ka vrarë fqinjin e tij 8-vjeçar.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Mnjani shkruan se duhen hapur çmendinat, se të çmendurit po vrasin fëmijët rrugëve.

“Hapni çmendina, o të çmendur qeveritarë!

Hapni spitale psiqiatrike, përgatisni mjekë psikiatër e ti paguani mirë se janë çmendurit rrugëve, o të çmendur pushtetarë!

Mblidhini more të çmendurit se masakruan fëmijët, o të çmendurit e të çmendurve! Janë kudo nëpër Shqipëri. Jo vetëm në Fier.

Nuk ka asnjë kuptim ti zini me policë kur  ata dhunojnë e vrasin. Është shumë vonë, o të vonuar nga mendtë!

Ngrijini ato kartona për aq para sa duhen për të izoluar të çmendurit në çmendina, o të çmendur deputetë!  Boll bëni sikur ziheni, o të çmendur që nuk trajtoni dot të çmendurit!

U çmendshi e marrshi malet më mirë se nuk i duheni askujt! Nuk e ruani këtë shoqëri nga të çmendurit, le pastaj nga kriminelët!”, shkruan Manjani.