Ngacmoi të miturën, “arrest në burg” për 34 – vjecarin nga Durrësi

484
Pak ditë më parë ai iu qep nga mbrapa një 12-vjeçareje nga Durrësi, e ndaloi në rrugë dhe i dorëzoi një letër me përmbajtje seksuale dhe numrin e telefonit, e si të mos mjaftonte me kaq tentoi ta marrë në makinë me forcë.
Sigal

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Ilir Çullhaj, baba i një fëmije 4 vjeç, i cili u ul sot në kafazin e hekurt dhe pranoi para trupit gjykues akuzën “Vepra të turpshme me të mitur”.

Para gjykatës ai shfaqet thellësisht i penduar, siç bën me dije trupi gjykues. “Veprova në atë mënyre pasi vajza më pëlqente seksualisht. E di që kam bërë gabim dhe jam penduar thellësisht për veprimin tim”, ndonëse habit me shprehjen: “Nuk mendova që do bëhej kaq e madhe”, – ka deklaruar ai.

Më pas shton: “Nuk e dija që ishte e mitur më pëlqente si femër dhe i kam dhënë një letër në dorë, nëse donte të vinte me mua”.

Gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”.