Nga vrasja te arratia nga policia gjatë transferimit në burg, kush ishte 35-vjeçari shqiptar që u vra nga bashkëatdhetari brenda qelisë në Greqi

39
Sigal

Kriminel i ashpër, vrasës, grabitës, i arratisur dhe tani i vdekur ky është përshkrimi i bërë nga mediat greke për shqiptarin i cili humbi jetën pas një përleshje në Burg. Më tej raportohet se gjatë përleshjes së përgjakshme të mesditës së së mërkurës në krahun D të burgjeve të Korydallos humbi jetën 35-vjeçari shqiptar Alfons Doçi.

Doçi, ndonëse i ri në moshë, arriti në një periudhë të shkurtër kohore të përfshihej në një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasjet, ku ata që ishin në dijeni flisnin për një njeri të pamëshirshëm, i cili nuk kishte asnjë shqetësim për të marrë një jetë njerëzore.Në vitin 2017, 35-vjeçari kishte dy herë gjak në duar. Rasti i parë ishte kur ai vrau një pronare dyqanesh në Atikën Perëndimore, ndërsa rasti i dytë ishte kur i mori jetën një gruaje të moshuar duke tentuar ta grabiste. Doçi e kishte goditur me armë gruan në kokë, duke e plagosur për vdekje.

Në vitin 2018, përveçse vrasës, ai u bë edhe i arratisur pasi gjatë transferimit në Kretë, arriti të arratisej nga anija. Ai më në fund u gjet dy ditë më vonë dhe u arrestua në një shtëpi në New Philadelphia pas një operacioni EKAM.

Ndërsa vrasësi i 35-vjeçarit që mbeti i plagosur gjatë përleshjes në Korydallos, quhet Altin Vokri , është nga Kosova dhe ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikut të drogës. Burri është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Sherri i egër ka shpërthyer në burgje pak pas orës 13:00. Sipas informacioneve gjithçka ka ndodhur kur zyrtarët e burgut kanë thirrur të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa reaguan për shkak të vapës së fortë. Kjo ishte edhe arsyeja. Në njëfarë mënyre filloi një përleshje mes të burgosurve e cila u shndërrua në një përleshje vdekjeprurëse me një të vdekur dhe një të plagosur.