Sigal

Nga e Diela e 1 Korrikut, nuk duhet t’i gjeni në qarkullim disa lloje qesesh plastike.

Bëhet fjalë për ato që janë krijuar nga një material i pariciklueshëm dhe që mund të dallohen lehtësisht për shkak se  përbëhen nga një plastmas shumë i hollë.

Drejtoresha e Ministrisë së Mjedisit, shpjegoi për TV Klan se përse është bërë ky dallim në vendimin e qeverisë.

“Ndotja nga plastika është shqetësuese, por këto qese mbi 35 mikron të jepin mundësi t’i riciklosh. Këto qese më të vogla se 35 mikron nuk riciklohen dhe janë ndotje, nuk degradohet në mjedis, dhe nuk kanë elementin për t’u degraduar brenda 36 muajsh. Subjekt nuk është penaliteti, por kanë si qëllim parandalues. 

Një vendim i ngjashëm që ndalon përdorimin e qeseve ka dalë edhe më parë nga qeveria e kaluar në vitin 2012. E megjithatë, ambientalistet thonë se mbetet shumë për t’u bërë.

“Ndalimi është ndihmë për ndotjen e madhe që përjeton vendi ynë nga plastika, dhe do ketë efekt pozitiv nga ndotja shumë e madhe. Ne hierarkine e menaxhimit të mbetjeve, eshtë në radhë të parë parandalimi dhe eleminimi i këtyre qeseve të voglave që është vetëm një gjë e vogël, por është një gamë shumë e gjerë e menaxhimit të plastikës që duhet të merret në konsideratë. Nëse ky vendim qeverie nuk zbatohet, jemi në një situatë mjaft shqetësuese për vendin”, shprehet ambientalisti Lavdosh Feruni.

Në vendim tonë përdoren mbi 1 milion qese në ditë. Sipas një vendimi të qeverisë, çdo qese duhet të jetë e gjurmueshme. Duhet të ketë të gdhendur firmën e prodhimit dhe të ketë material të degradueshëm në masën mbi 56 %.