Nga sot hyn në fuqi harta e re gjyqësore, nis funksionimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

99
Sigal

Duke nisur nga sot hyn në fuqi zbatimi i hartës së re gjyqësore, duke nisur keshtu funksionimi i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në fund të muajit dhjetor Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh për të përcaktuar edhe organikën e Gjykatës të vetme të Apelit që do të jetë në Tiranë.

KLGJ ka vendosur që të mbajë të njëjtin numër gjyqtarësh apeli në organikë, 78 të tillë, duke i përqendruar të gjithë në kryeqytet.

Sipas KLGJ, me këtë numër në përbërje llogaritet që secili prej tyre të shqyrtojë mesatarisht 217 dosje në rang vendi.