Nesër votohet për kreun e ri të Forumit Rinor të PD

96
Sigal

Të rinjtë e PD-së, të cilët janë anëtarë të Forumit Rinor, nesër do të votojnë për kreun e ri të organizatës.

Në garë për kreun e ri të FPRD-së janë, Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglen Doçi.

Njoftimi:

‘Të dashur anëtarë të FRPD,

Ditën e nesërme, 1 Tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë.

Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike. Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00.

Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falënderon të gjithë kandidatët dhe iu uron suksese në garën e nesërme!