Nesër shi dhe dëborë në Shqipëri, ja zonat

711
Ditët e fundit moti ka qenë kryesisht i kthjellët me diell dhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta, por duke filluar nga sot pasdite bëni gati çadrat.
Sot dhe nesër pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave reshjet e shiut do të nisin sot pasdite, ndërsa nesër do të shoqërohen me shtrëngata dhe dëborë në zonat malore.
Gjithashtu sot pasdite dhe nesër do të ketë një forcim të erës në bregdet dhe në terrenet malore.
Sigal