Nesër ka një shpërthim të fuqishëm në Fier! Paralajmërohen banorët: Ikni nga shtëpiat nëse…

684
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka njoftuar se ditën e nesërme (e shtunë 17 shkurt) do të shembë një tjetër ndërtesë në Fier, me shpërthim të kontrolluar.
Sipas njoftimit të IKMT-së, shembja do të bëhet në orën 12:00. Bëhet fjalë për një objekt 4-katësh pranë vendit të quajtur “Ura me Shkallë”.
Ashtu si herët e kaluara, IKMT u bën thirrje banorëve të zonës, që ndodhen në rrezen 400 m nga vendi i shpërthimit, që të hapin dritaret e dyert për të shmangur valën goditëse.
Po ashtu, u kërkohet banorëve që të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat e tyre 60 minuta përpara.
Aksioni i IKMT-së në Fier vijon prej javësh tashmë, dhe bëhet në kuadër të planit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit.
Sigal