Nesër eklipsi i përgjakur! Këto janë efektet dramatike te 12 shenjat e zodiakut

905
Sigal

Hëna e plotë e 27 korrikut do të jetë veçanërisht magjike kjo sipas astrologëve që e lidhin fenomenin e ditës së nesërme me një sërë ngjarjesh astrologjike. Nesër mbajini sytë nga qielli pasi do të shihni një nga eklipset më të gjatë hënor të këtij shekulli (103 minuta) dhe hëna do të jetë e përgjakur. Ngjyra varet nga sasia e pluhurit dhe reve në atmosferë, sipas shkencëtarëve të NASA-s.

Nëse ka grimca shtesë në atmosferë, për shembull një shpërthim vullkanik i fundit, hëna do të përflaket me një hije të errët e kuqe. Natyrisht, ky kombinim i fuqishëm do të ketë efekte dramatike në jetën tuaj të dashurisë dhe marrëdhëniet në vitin 2018. Hëna e plota shfaqet në qiell kur Dielli dhe Hëna janë në shenja të kundërta të zodiakut. Këtë muaj, Dielli është në luan, ndërsa Hëna është në Ujor.
Hëna përfaqëson emocionet dhe intuitën tonë, dhe nën shenjën e ujorit energjia që emetohet na bën më rebelë dhe na nxit të ndërmarrim iniciativa të reja.

Me Diellin në luanin e zjarrtë, dozat e pasionit do të shtohen dhe niveli i krijimtarisë do të jetë shumë i lartë. Do tëjeni si një magnet që do të tërhiqni këdo. Do të ndiheni të plotfuqishëm, do të udhëhiqeni nga impulse dhe ndjenjat.
Por si mund ta përdorni energjinë e fuqishme të eklipsit hënor për të përmirësuar jetën tuaj të dashurisë?
Çironi tensionin seksual.
Shprehni emocionet e ndrydhura.
Jini spontan.
Merrni kohë për vete të kuptoni se çfarë dëshironi vertete dhe çfare  jo.