Nesër do të lexoni/ Ushtarakët në rezervë në hullinë e nëpërkëmbjes totale

671
LETËR E HAPUR, drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama
Po ju drejtohem Ju zoti Kryeministër, jo vetëm si kreu i qeverisë, por dhe prijës i shumicës në kuvend. Po ju drejtohem sepse keni ndërmarrë një mision, sa të vështirë, aq edhe fisnik; – të ndërtoni shtet në këtë skaj të Ballkanit Perëndimor. ( O zot, në do të mundesh!) Po ju drejtohem Ju zoti kryeministër, sepse keni marrë përsipër të vendosni drejtësi në këtë vend, pesë shekuj pas kanunit të Lekë Dukagjinit, ku nga shqiptari i parë deri tek i fundit do të jenë të barabartë para ligjit?! (blasfemi ) Po ju drejtohem Ju zoti Kryeministër, sepse para se te vinit në pushtet, premtuat se për 6 muaj do të vinit në vend nderin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur të ushtarakëve dhe kryesisht atyre në rezervë. (uf!) Po ju drejtohem Ju zoti Kryeministër, sepse kanë kaluar mbi katër vjet që jeni në pusht-et dhe, ne ushtarakët në rezervë vazhdojmë të nëpërkëmbemi nga të gjithë; – nga ju, nga kuvendi dhe së fundmi edhe nga gjykatat, e Lartë dhe Kushtetuese Rrënjët e këtij qëndrimi dhe tendenca për degradimin e ushtarakëve mendoj se kanë zënë fill menjëherë pas zgjedhjeve të para pluraliste. Atë kohë ata u akuzuan se së bashku me fshatarësinë kishin votuar për të mbajtur në pushtet komunistët. Për këtë ju siguroj se, ushtarakët ndoshta më mirë se shumëkush e kuptuan domosdoshmërinë e shndërrimeve demokratike, por qenë mjaft të matur dhe të ekuilibruar në qëndrimet e veprimet e tyre. Më pas qëndrimet denigruese dhe përjashtuese nga veprimtaria për ngritjen e shtetit të ri demokratik do të thelloheshin. Për të ardhur tek ngjarjet e rënda të vitit të mbrapshtë 1997 ≈1913, të cilat u përpoqën t’ua faturojnë kinse ushtarakëve, pavarësisht se një pjesë e tyre qëndruan dhe ranë heroikisht në mbrojtje të reparteve. Të gjithë këto qëndrime të lënë përshtypjen…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf
Sigal