Gruas në Shkodër ‘i ikën truri’, prish ballkonin e pallatit dhe alarmon banorët

497
Policia e Shkodrës ka referuar materialet në Prokurori për një 64-vjecare, pasi me vetëgjyqësi ka prishur fasadën e ballkonit të një 40-vjecari duke u kthyer në problem edhe për banorët e tjerë të pallatit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”, ndërsa janë referuar materialet për shtetasen E.Z.
Njoftimi i policisë
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen E.Z, vjeç 64, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Vasil Shanto”, me vetëgjyqësi, ka prishur fasadën e ballkonit të shtetasit P.GJ, vjeç 40, duke nxjerrë një tub stufe shkarkim gazrash, duke u bërë shqetësim për të gjithë banorët e pallatit. Neni 199/a e 277 të Kodit Penal.
Sigal