Lumturi Vladi – Uragani i së mirës

1493
“Buzëqeshini njëri-tjetrit. Buzëqeshini gruas tuaj, burrit tuaj, fëmijëve tuaj, buzëqeshini njëri-tjetrit- nuk ka rëndësi kujt- kjo ju ndihmon ta rrisni dashurinë për njëri-tjetrin”…
Nënë Tereza
Kushdo që ka jetuar në Tiranë, nuk e ka aspak të vështirë ta gjejë se për kë bëhet fjalë kur lexon portretin e saj; bionde shtathedhur, përplot energji; një grua që ka harruar të plaket. E tillë është Lumturi Vladi, një nga ish drejtueset më të votuara të arsimit shqiptar, e cila prej një viti i është bashkuar organizatës “Diplomatic Mission, Peace and Prosperity”, me qendër në Tiranë, organizëm ky i akredituar në OKB, NATO dhe BE. Ishte pikërisht kjo organizatë që do t’i akordonte titullin “Misionare Paqeje”, Lumturi Vladit, në bazë të aktivitetit të saj të palodhur në ndihmë të nxënësve, shtresave në nevojë dhe fëmijëve jetimë. Po për aktivitetin e saj bamirës zysh Lumes i është akorduar edhe Urdhri i Artë i Shenjtores Nënë Tereza. Një tjetër vlerësim ka ardhur ditët e fundit për mësuesen tonë, kësaj herë nga vendi i lirisë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pikërisht nga “American Diplomatic Mission for World Peace”, me qendër në Florida.
Shpirti im në arsim
Lumturi Vladi është lindur në Tiranë më 18 Tetor të vitit 1954. Ajo krenohet me origjinën e saj pezake, si tiranse që vërtet ka lënë gjurmë ndër brezat e të shkolluarve prej saj. Shkollën 8- vjeçare e mbaroj në shkollën “1 Maji”, në Tiranë dhe po në kryeqytet përfundoi shkollimi e mesëm për gjuhën frënge te Gjuhët e Huaja, në shkollën”Asim Vokshi”. Në vitin 1980 përfundoi arsimin e lartë në Universitetin e Tiranës, dega Histori-Gjeografi. Fillimet e punësimit të saj ishin në arsim, si mësuese në dispozicion. Punoi kështu për 17 vjet, derisa në vitin 1991-shin filloi si mësuese dhe drejtuese në shkollën “11 Janari” në kryeqytet, ku punoi deri në vitin 2002. U transferua më pas drejtoreshë në shkollën “Hoxha Tahsin”, deri në vitin 2005. Në 5 shtator të këtij viti filloi punë jo si drejtuese, por si mësuese në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto, në Tiranë ku qëndroi për 10 vjet. Në shkurt të 2013-ës u emërua drejtoreshë në shkollën “Dora d’Istria”, institucioni arsimor i fundit prej nga ku ajo doli në pension me vlerësime të shkëlqyera nga komuniteti dhe institucionet shtetërore. Nuk mund të manipulosh një komunitet, një opinion sado që të përpiqesh. Duhet të kesh kontributin e Lumturi Vladit si mësuese që të meritosh vlerësimin e nxënësve, prindërve dhe të opinionit në tërësi. Ky vlerësim për të është publikuar dhe nëpërmjet katër librave të botuar për të, ku janë përfshirë intervistat me të dhënë gazetave apo televizioneve të ndryshme, krijimet e nxënësve dedikuar asaj, shumë komente nga gazetarë dhe studiues të arsimit në Shqipëri! Ajo është e lumtur që ka qenë pjesë e drejtimit në arsim në Tiranë, dukë u kujdesur që politika të mbetej jashtë dyerve të shkollës, por mbështeste strategji të tilla për arsimin në mënyrë që produkti i shkollimit të ishte gjithnjë i qëndrueshëm. 


Fjala e botueses
Dashuria dhe respekti për zysh Lumen, për këdo që ka kaluar nga bankat e shkollës që ajo ka punuar, janë krejt burimore e të natyrshme, të shprehura me të gjitha format më të bukura dhe krejt të sinqerta e të vetvetishme. Qe pikërisht kjo ndjesi pozitive e përftuar nga këto takime të rastësishme dhe aspak të stisura me njerëz që ia shprehnin zysh Lumes, mirënjohjen drejtpërdrejtë e pa u menduar dy herë, që më shtynë të mendoj, disa vite më parë, që kjo dashuri e pastër, sidomos ajo e fëmijëve, e shprehur edhe me shumë fantazi e vargje të bukura e të çiltra për të të strehoheshin herë pas here në faqet e disa librave që si rrallëherë i dedikohen vetëm asaj, edukatores dhe mësueses së talentuar Lumturi Vladi. Kontributi i saj në arsim është i çmuar dhe dëshmitë e sjella në faqet e këtij libri flasin vetëm për një pjesë të impaktit që ky kontribut ka pasur te fëmijët apo te bashkëpunëtorët apo njerëzit e medias që kanë shkruar për të.
Me dashuri dhe respekt për zysh Lumen
Irena Toçi
Heroina ime
Kam shumë kujtime në jetë që janë ngulur në kujtesën time si me gozhdë. Ndokujt mund t’i duken të çuditshme, ndonjërit budallallëqe, por kot nuk thuhet kujtime personale. Tirana është djepi i jetës sime. Kam lindur më 18 tetor 1954 në Tiranë, në një familje të shtresës së mesme. Me një nënë dhe baba të shkëlqyer e punëtorë dhe që kishin katër fëmijë: një vajzë e katër djem. Na rritën me shumë shumë sakrifica, vuajtje, por na bënë të katër fëmijët model, njëri më i mirë se tjetri, një doktor, një profesor fizkulture, një elektronik dhe mua mësuese. Mamaja ime, Xhavite, vdiq shumë e re, 60 vjeçe, por edhe sot e kësaj dite që po shkruaj e kujtoj me nostalgji. Ishte një nënë heroinë, një nënë e pazëvendësueshme, një nënë që të gjithë fëmijët i donte njëlloj. Një nënë që kujtohet nga të gjithë miqtë e saj. Vdiq në vitin 1992. Për natën e Krishtlindjeve na u mbyll dera e shtëpisë përgjithmonë. Babai Murati ishte shumë punëtor dhe vdiq 89 vjeç. Jetoi shumë vite, ndaj nganjëherë me humor, them unë i ngjaj babit të jetoj gjatë. Nuk mbaj mend në jetën time të kem bërë fjalë me babanë, shkonim shumë mirë bashkë.
Nga Hajrie Nasufi
Ju jeni një grua zonjë, një bamirëse me zemër të madhe. Ne dimë dhe kemi dëgjuar për bamirësinë e Nënë Terezës së Kalkutës, por unë nuk i kisha prekur. Por ja që poaska edhe një nënë Tereza Shqiptare që quhet Lumturi Vladi, e cila do dhe ndihmon shumë njerëz në nevojë. Zoti të ndihmoftë dhe të bekoftë ty dhe familjen tënde me mirësitë e veta. Je një mrekulli që nuk zëvendësohesh me njeri. Të falënderoj!
Vlerësime të nxënësve për zysh Lumen
Je shembull i shkollës/ Je mësuesja më e mirë në botë/ Je engjëll/ Je një Nënë Terezë e dytë/ Je e ëmbël/ Je zana e shkollës/ Je engjëlli më i bukur i botë/ Je më e mira në univers/ Je lulja më e bukur e pranverës/ Je deti i verës/ Je zemra jonë/ Je delli ynë/ Je mbretëreshë/ Je adhurim/ Je ylli i parë që del në qiell/ Je nëna jonë/ Je engjëlli jonë, zemra jonë, shpirti ynë/ Je një zog që këndon këngët më të bukura/ Je një ëndërr e bukur/ Je yll e hënë/ Je pëllumbi i mirësisë/ Je yll i rënë nga qielli/ Je magjepsëse/ Je trëndafil i kuq/ Je si lulja e majit/ Je si pëllumb i paqes etj.,etj.
Flokët e tua të arta,
Si rrezet e diellit;
Sytë e tu të kaltër, 
Si ngjyra e qiellit.
Dora jote e ngrohtë
Fal ledhati ;
Shpirti yt i artë
Fal dashuri.
Adela Lasku, 15.11. 2011
Çdo njeri të respekton
Në zemrat tona ti qëndron,
Shtatë vjet po na mëson. 
Jë zysha më e mirë, 
Fjala jote ëmbëlsirë!
Ke një zemër shumë të hapur,
Çdo njeri të respekton, 
Je e ëmbël, je e dashur,
Gjithë shkolla të nderon.
Danjel Drelaj, 6.4.2012
Shoqata “Zysh Lumja”
Në të ardhmen do të krijoj një shoqatë me emrin “ Zysh Lumja”, që të ndihmohen mësuesit me të ardhura të pakta familjare, duke përdorur një buxhet të madh mujor. Në hyrje të shoqatës do të jetë fotoja e zysh Lumes, e cila do të më zëvendësojë kur unë mungoj dhe do të ketë të drejtë të përdorë buxhetin e shoqatës. Zysh Lumja do të jetë si mamaja ime e dytë dhe shpresoj të më shoqëroj në çdo hap të jetës sime!
Prisjila Gjoka, 1.2.2012


Sigal