Nesër do të lexoni/ Lotaria amerikane, këshillat e reja të ambasadës

787
Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi se edhe një herë se periudha e re e regjistrimit për DV 2019 është aktualisht e hapur dhe mbyllet të mërkurën, më 22 nëntor 2017. “Nëse keni aplikuar përpara datës 18 tetor 2017 për DV-2019, aplikimi juaj nuk do të merret në konsideratë dhe do t’ju duhet të dorëzoni një aplikim të ri gjatë periudhës së re të regjistrimit. Ju NUK do të skualifikoheni për shkak se po aplikoni sërish, por mbani mend që ju duhet të regjistroheni vetëm një herë si aplikant kryesor gjatë periudhës 18 tetor – 22 Nëntor 2017. Nëse jeni të martuar, edhe bashkëshortja juaj mund të aplikojë si aplikante kryesore dhe ju përfshin ju dhe fëmijët nën 21 vjeç e të pamartuar tek aplikimi i saj. Ju mund të përdorni fotografinë që përdorët kur aplikuat në datat 3-10 Tetor 2017”, thuhet në njoftimin e djeshëm të selisë diplomatike të Uashingtonit.
1 – Doja të aplikoja për “DV Lottery”, por nuk po rregulloj dot foton me “photo tool”, sepse më shkarkohet një dok Fig. Cropper.swf dhe kur dua të shkarkoj Flash Player 10 më thotë që nuk është e disponueshme për Shqipërinë. Ju lutem më instruktoni si duhet të veproj, sepse vjet vetë kam aplikuar dhe nuk e kam hasur këtë vështirësi.
Zyra konsullore: “Ti mund ta bësh fotografinë edhe me aparat celular që të ketë një cilësi të fotos. Nëse ke Microsoft Office Picture Manager ose program tjetër editues, ti mund ta editosh fotografinë fillimisht duke e bërë katrore (crop) e më pas duke e ‘resize’….
Për më tepër nesër në gazetën “Telegraf”…
Sigal