Nëse keni bërë plane për Ditën e Verës…moti ju sjell supriza jo të mira!

533
Ditët me temperatura pranverore do të pasohen nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje.
Parashikimet e sinoptikanes Lajda Porja tregojnë se gjatë kësaj jave, përfshirë edhe ditën e verës, në 14 mars do të ketë shira në të gjithë territorin.
“Mesdita e së hënës dhe kryesisht gjatë pasdites, reshjet intensifikohen në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht në veri dhe në zonat qendrore, ndërsa reshjet do të jenë më të pakta në jug të vendit. Kemi një rënie të lehtë të temperaturave dhe kryesisht gjatë orëve të mëngjesit në pjesën tjetër të javës dhe të premten, presim një rritje të temperaturave”, shprehet sinoptikania.
Edhe pse zyrtarisht ka nisur pranvera, mesa duket është ende herët të heqim dore nga xhupat e veshjet e ngrohta, sepse ditët e ftohta pritet të rikthehen, paralajmëron sinoptikania Lajda Porja.
“Pas datës 20 mars do të kemi 3 apo 4 ditë me një thyerje termike, ku temperaturat do të shkojnë në vlera negative në pjesën më të madhe të zonës malore”, thotë sinoptikania.
Sigal