Luan Rama uron shkrimtarin në 75-vjetorin e lindjes: Je referencë e shembull!

224
Sigal

Shkrimtari i njohur Zija Çela mbush sot 75-vjeç. Në këtë ditë të shënuar për Çelën, zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka uruar shkrimtarin përmes një postimi në ‘Facebook’.

Rama thekson se Çela është sot një model, një referencë dhe shembulli që mëson se si njeriu e lartëson qenien e vet përmes urtisë dhe dinjitetit.

URIMI I LUAN RAMËS
Në 75-vjetorin e lindjes së shkrimtarit:
TË PAÇIM ZIJA ÇELA !
Shtatëdhjetë e pesa jote sot i dashtun Zija, është një lartësi e fisme jete, emri, suksesi dhe madhështie.
Është lartësia ku ke mbërritur me sakrifica dhe përpjekje që vetëm ti i di, por edhe me fisnikërinë prej zotnie që e bartin njerëz të veçantë që vijnë në jetë si misionarë.
Është lartësia ku shumëkush do të donte të mbërrinte, e mu për këtë ti o Zija Çela, je sot një model, je një referencë, je shembulli që na mëson se si njeriu e lartëson qenien e vet përmes urtisë dhe dinjitetit, përmes mirësisë dhe integritetit.
Gëzuar dhe të paçim Zija Çela!