Nën hundën e Policisë së Shtetit / Droga shitet nëpër rrugicat e pallateve, ndërsa shqetësimi i banorëve bie në vesh të shurdhët

304
Sigal

 

Një 27-vjeçar ishte kthyer në një shqetësim madhor  për  banorët, të cilët më të drejtë ndiheshin të rrezikuar nga aktiviteti i shitjes së drogës nëpër cepa pallati. Kjo pasiguri e qytetarëve kishte rënë në vesh të shurdhër të Policisë.

Kjo derisa ky person, sapo ka parë rastësisht shërbimet e Policisë, ka hedhur në tokë një çantë të zezë dore, dhe është larguar me vrap, por gjatë ndjekjes është vënë në pranga nga Policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës që mbante ky shtetas, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 22 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.Vijon puna për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.