Negociatat/ Komisioni Europian publikon axhendën: Kuadri negociues me Shqipërinë në nëntor

61

Komisioni Europian i ka prezantuar Këshillit të Bashkimit Europian kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Ndërkohë Këshilli i Bashkimit Europian ka publikuar ditën e sotme axhendën e takimit të ministrave të jashtëm të BE-së gjatë presidencës gjermane.

Sipas kësaj axhende, mundësia e parë e aprovimit të kornizave negociuese për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është fiksuar në datën 10 nëntor.

Përcaktimi i një date për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet që më parë këto korniza negociuese të aprovohen nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, për hapjen zyrtare të negociatave Shqipëria ka një kushtëzim të qartë para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, që është publikuar në vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian të 25 marsit.