Në Spitalin Amerikan, tani shtatzënia në kohën që dëshironi!

322
Prof. Dr. Hakan Satiroglu
Shef i Qendrës së Shëndetit të Gruas
Spitali Amerikan
Për herë të parë në Spitalin Amerikan, të gjitha gratë mund të zgjedhin dhe të vendosin se kur dëshirojnë të bëhen nëna. Kjo metodë e re e aplikuar së fundmi, mundëson ruajtjen e vezëve përmes procesit të ngrirjes. Ngrirja e vezëve, e njohur ndryshe si rioprezervimi i ociteve të njeriut është një proces, në të cilin merren, ngrihen dhe ruhen vezët e një gruaje (ocitet). Më vonë, kur ajo të jetë gati për të mbetur shtatzënë, vezët mund të nxirren nga ngrirja, të fertilizohen dhe të transferohen në mitër.

Krioprezervimi i ociteve ka në fokus tre grupe të caktuara të grave:
• Gratë e diagnostikuara me kancer që nuk kanë filluar akoma kimioterapinë ose radioterapinë; 
• Gratë që janë në trajtim me anë të teknologjive të riprodhimit të asistuar, të cilat nuk e marrin në konsideratë si alternativë ngrirjen e embrioneve; 
• Gratë që dëshirojnë të ruajnë aftësinë e tyre të ardhme për të pasur fëmijë, ose sepse nuk kanë akoma një partner ose për arsye të tjera personale ose mjekësore.
Jetëgjatësia e riprodhimit të grave është e caktuar dhe varet nga numri i ociteve me të cilat lind ajo. Trajtimi me barna kimoterapeutike dhe radioterapi të legenit për kancer ose sëmundje të tjera të rënda sjell mundësinë e përshpejtimit të dukshëm të dëmtimeve folikulare dhe humbjeve, duke i vendosur gratë që bëjnë këto trajtime në rrezik të menopauzës së hershme. 

Krahas kësaj, krioprezervimi i ociteve përfaqëson një alternativë tërheqëse për ato gra që dëshirojnë të shtyjnë lindjen e fëmijëve për më vonë në jetë. 
Megjithëse fertilizimi in vitro (IVF-ICSI) me krioprezervim të embrioneve është një metodologji e njohur e ruajtjes së fertilitetit, ai kërkon që pacienti të ketë një partner mashkull. Gratë që ose nuk munden ose nuk dëshirojnë të krioprezervojnë embrionet mund të marrin në konsideratë ruajtjen në bankë të ociteve të maturuara si një alternativë e ruajtjes së fertilitetit. Gjatë 10 viteve të kaluara, metodat për ngrirjen ultra të shpejtë (VITRIFIKIMIN) të ociteve janë përpunuar për të optimizuar mbijetesën e ociteve pas krioprezervimit. Rezultatet e provave të kontrolluara është provuar se ocitet e ngrira dhe të freskëta japin norma shtatzënie të ngjashme në ciklet IVF, duke mbështetur përdorimin e këtyre teknologjive tek pacientë të moshave 35 vjeç e poshtë dhe aktualisht nuk ka asnjë dëshmi të rritjes së rrezikut nga ky trajtim për të sapolindurit në krahasim me teknologjitë e tjera të asistuara.

Maturimi in Vitro (IVM)

Qendra e Fertilitetit dhe Shëndetit të Gruas / Spitali Amerikan
MIV është një trajtim fertiliteti revolucionar i zhvilluar për të ofruar një alternativë më të sigurtë dhe të lirë.

Maturimi in Vitro (IVM) është një procedurë relativisht e re e ngjashme me fertilizimin in vitro (IVF), por me një diferencë të dallueshme. Diferenca ndërmjet MIN dhe fertilizimit in vitro konvencional (IVF) është se vezët janë të pamaturuara kur merren. Kjo do të thotë se gruaja nuk ka nevojë të marrë aq barna përpara marrjes së vezëve siç mund të marrë nëse do të përdoret FIV konvencional, kur merren vezët.
• IVF përdor një regjim barnash për maturimin e vezëve të pacientes përpara se të merren nga vezoret; 
• IVM i tërheq vezët kur janë akoma në fazën e pamaturuar, dhe i maturon ato në laborator (in vitro). 
Vezët e pamaturuara mblidhen nga vezoret e pastimuluara ose minimalisht të stimuluara nën drejtimin e skanimit me ultratinguj. Vezët e pamaturuara më pas maturohen në laborator për 24-48 orë duke përdorur medium kulture me sasi të vogla të shtuara hormonesh. Injeksioni intracitoplazmik i spermës (ICSI) përdoret për fertilizimin e vezëve te maturuara. Embrionet që dalin transferohen në mitrën e gruas. 
IVM mund te jetë ideal për pacientët:
• Që nuk janë në gjendje të tolerojnë efektet e barnave të nevojshme për nxitjen e maturimit të ociteve. 
• Ruajtja e fertilitetit për pacientët me kancer që janë në fazat e para të rikuperimit
• Ruajtja e fertilitetit për pacientët me trajtime të tjera, 
• Pacientet me Sindromën e Ovarit Policistik (PCOS) janë në një rrezik të madh nga OHSS, si një alternativë ndaj IVF për vajzat me cikle menstruale normale, (IVM kushton më pak dhe më e sigurtë) 
• Pacientet që vuajnë nga Plakja e Parakohshme e Vezoreve ose Menopauza e Hershme. 
Gratë e moshave 35 apo më të reja dhe që kanë një numër gjendrash antrale 10 ose më shumë do të përfitojnë më shumë nga maturimi in vitro.
Spitali Amerikan, është i pari që aplikon këtë metodë të re në vendin tonë, duke garantuar gjithmonë shërbim të specializuar me standartet më të larta për çdo pacient
Sigal